16:38 / 05.12.2024
Maqedonci uron avancimin e Arben Kingjit: Ka rritur bashkëpunimin me FSK
M.P. / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ai ka shkruar në Facebook se këtë vizitë e ka realizuar për të uruar avancimin në gradë të shefit të shtabit Gjenerallejtënant, Arben Kingji.
“Me punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm Gjenerallejtënant Kingji ka arritur suksese të mëdha si në FARSH ashtu edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me ushtrinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.























