Akuza e Speciales: Thaçi tentoi të ndikojë te dëshmitarë përmes grupeve
BKT
Në Fokus

Akuza e Speciales: Thaçi tentoi të ndikojë te dëshmitarë përmes grupeve

G.K/RTKlive

Sipas Aktakuzës së re të Gjykatës Speciale thuhet se, në periudhën 12 prill 2023 – 2 nëntor 2024 gjatë vizitave në paraburgim, Hashim Thaçi u ka dhënë informacion konfidencial për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit së Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Po ashtu, në aktakuzën e re të ngritur ndaj Thaçit, ZPS-ja thotë se Thaçi mes 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023 i dha udhëzime Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në hollësi se si duhej ta bënin këtë.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, me z. Fazliu dhe me z. Kilaj, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Seancat e paraqitjes së parë për katër nga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore, Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt, janë caktuar për të dielën duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të Thaçit.

Ndërsa, seanca ndaj Kuçit bëhet e ditur se është caktuar për të hënën më 9 dhjetor nga ora 10:00.

Ndryshe, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, raportohet se nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë janë nisur për në Hagë.

Ata po mbaheshin në zyrat e EULEX-it që nga mëngjesi i djeshëm.


MË SHUME NGA Në Fokus