Kurti: Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar
BKT
Lajme

Kurti: Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar

M.M. /RTKlive

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se pas sulmit kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë serbe e ruse.

Në një shkrim në ‘Facebook’ kryeministri Kurti ka shkruar se pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.

“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.


MË SHUME NGA Lajme