DHSK vendos që Fadil Fazliu të qëndrojë në paraburgim
BKT
Gjykata Speciale

DHSK vendos që Fadil Fazliu të qëndrojë në paraburgim

M.M. /RTKlive

(E plotësuar, 15:25) DHSK vendos që Fadil Fazliu të qëndrojë në paraburgim, me arsyetimin se i pandehuri përbën rrezik arratie.

Gjykatësja e ZPS-së, Marjorie Masselot, përmes një vendimi me gojë, deklaroi se pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve hedh poshtë fjalën e avokatit mbrojtës se Fadil Fazliu është peshk i vogël.

“ZPS hedh poshtë fjalën e avokatit mbrojtës se Fadil Fazliu është peshk i vogël”, tha gjykatësja.

“Duke marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z. Fadil Fazliu të mbetet në paraburgim”, deklaroi gjykatësja e DHSK-së, duke shtuar se paraqet rrezik në ecurinë e procesit gjyqësor.

Tutje, kërkesa për parashtrim të lëndës për rishikimin e paraburgimit  është caktuar data 15 janar  2025, derisa e drejta e apelit për vendimin e sotëm të gjykatës për vazhdimin e paraburgimit të pandehurit Fadil Fazliu, u caktua të bëhet brenda 10 ditësh, ndërkohë që gjykatësja u shpreh se mund ta rishikojë kërkesën e lirimit të Fadil Fazliut brenda dy muajsh.

(13:29) Fadil Fazliu deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të DHSK-së

Gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, Fadil Fazliu u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai tha se ka biseduar me avokatin tij mbrojtës dhe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

“Kam biseduar me avokatin tim mbrojtës dhe deklarohem i pafajshëm”, tha Fadil Fazliu, në seancën gjyqësore në Hagë.

Ndërkaq avokati mbrojtës, Michel Pestman, ka kërkuar lirimin e Fadil Fazliut me garanci financiare, në shumën 2500 euro.

Duke folur për rrethanat e arrestimit dhe për gjendjen ekonomike të klientit të tij, avokati mbrojtës kërkoi që të lirohet me kusht, meqë, sikundër tha ai, nuk ka parë asnjë provë që të mbështet aktakuza ndaj klientit të tij, Fadil Fazliu.

“Nuk ka prova dhe as dëshmitarë dhe do të ishte e pamundur që të pengojë dikë në procesin gjyqësorë”, tha avokati mbrojtës, Pestman, teksa shtoi së klienti i tij është peshk i vogël në këtë drejtim.

Bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi, Ismail Smakaj, Isin Kilaj dhe Hajredin Kuqi, Fadli Fazliu akuzohet për veprat penale për përpjekjen për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe pikën tjetër për mosbindje ndaj gjykatës.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale