14:36 / 09.12.2024
Teatri "Avdush Hasani" sjell premierën e shfaqjes për fëmijë "Eli"
Sh.G / RTKlive
Teatri "Avdush Hasani" në Podujevë do të prezantojë premierën e radhës për këtë vit, bëhet fjalë për shfaqjen për fëmijë "Eli", e cila më 12 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00. Shfaqja do të mbahet në ambientet e teatrit dhe është e hapur për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Shfaqja "Eli", e shkruar nga autorja Dituri Neziraj dhe nën regjinë e Kreshnike Osmanit, trajton një temë shumë të rëndësishme për ditët e sotme, bullizmin. Përmes kësaj performance, synohet të përcillet një mesazh frymëzues për të gjithë fëmijët që kanë përjetuar ose po përjetojnë bullizëm.
Ekipi artistik i shfaqjes përfshin aktorët: Valire Haxhijaj Zeneli dhe Ryva Kajtazi.























