Gërvalla: Diaspora na përkasin neve, donatorët më të mëdhenj nga viti ‘99
BKT
Lajme

Gërvalla: Diaspora na përkasin neve, donatorët më të mëdhenj nga viti ‘99

M.Pasoma / RTKlive

Diaspora është vlerësuar si një nga akterët kyç ndikues në zhvillimin ekonomiko – social të Kosovës ndër vite në forumin e dytë “Ulpiana”, i cili i dedikohet shfrytëzimit të fuqisë kolektive të komuniteteve të diasporës dhe nxitjes së partneriteteve.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka qenë vet pjesë e diasporës për tre dekada, ka thënë se vendi ynë është me fat për mërgimtarët që ka.

“Ne duhet të investojmë vazhdimisht te njerëzit tanë në diasporë. Ata duhet ta dinë se na përkasin neve, ashtu si qytetarët që jetojnë në Kosovë. Vendi ynë është me fat që ka një diasporë të angazhuar, me lidhje unike në vendin e tyre. Donatorët më të mëdhenj të Kosovës nga viti 1999 janë Gjermania dhe SHBA-të", tha ajo. Sipas saj, ato i kanë dhënë vendit tonë shumë gjatë 25 vjetëve.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka përmendur përfshirjen e diasporës në regjistrimin e popullsisë dhe të drejtën e votës, si dy elemente që i bën ata të ndihen afër me vendin e tyre.

“Ne kemi lejuar diasporën tonë që të votojë sepse ne besojmë se ndikimi i një qeverie i ndikon të gjithë, si ata brenda, ashtu edhe jashtë vendit”, ka thënë Kurti.


MË SHUME NGA Lajme