Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë të Amerikës
BKT
Lajme

Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë të Amerikës

Besnik Iseni / RTK-Shkup

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Grubi ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e kaluar të Maqedonisë së Veriut.
Aktualisht është shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme