Eurodeputeti Riho Terras pa nga afër dëmet nga sulmi në Ibër-Lepenc
BKT
Foto: Edina Avdiu
Lajme

Eurodeputeti Riho Terras pa nga afër dëmet nga sulmi në Ibër-Lepenc

Edina Avdiu|RTK

(E plotësuar) Eurodeputeti Riho Terras, njëherësh Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Terras ka parë nga afër dëmet e mëdha që shpërthimi i 29 nëntorit i ka shkaktuar infrastrukturës jetike të Kosovës.

Pas vizitës ai është larguar nga Zubin Potoku duke mos pranuar pyetje nga gazetarët.

Terras, sot gjatë ditës ka vizituar edhe urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai u takua edhe me përfaqësues politikë të komunitetit serb në veri.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë  pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë se Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, dje në një konferencë për media, dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, viziton urën mbi Ibër

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka ecur në këmbë në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Pas takimeve me përfaqësues politik të komunitetit serb, Terras nuk ka pranuar të flas para mediave.

Gjatë ditës ai do të vizitojë edhe kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ku ndodhi sulmi i 29 Nëntorit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Terras takohet me përfaqësues politikë të komunitetit serb në veri

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.

Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Pas takimeve, Terras do të vizitojë edhe fshatin Varagë, të Zubin Potokut, për të parë nga afër kanalin e Ibër - Lepencit që ishte cak i sulmit të 29 Nëntorit.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë  pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme