17:15 / 10.12.2024
Këshilli për Demokraci diskuton për çështjen e shëndetit mendor
B. H. | RTKlive
Nën drejtimin e presidentes Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë, njofton Presidenca.
Presidentja ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit.























