Osmani në Washington D.C takoi senatorin republikan Thom Tillis
BKT
Lajme

Osmani në Washington D.C takoi senatorin republikan Thom Tillis

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me senatorin republikan Thom Tillis në Washington D.C ku po qëndron për takime në Senat e në Dhomën e Pëfaqësuesve.

Osmani ka thënë se me Tillis kanë folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

“Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të  cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë  e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë  e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë  parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë  qenë  dhe mbeten të  përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani më pas do të vazhdojë vizitën për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor  të  ‘United States Naval War College’.


MË SHUME NGA Lajme