11:28 / 13.12.2024
Presidentja Osmani takoi kongresistin republikan, Mike Lawler
V.S|RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Washington D.C ka takuar Kongresistin republikan Mike Lawler. Osmani ka falënderuar kongresistin për mbështetjen e Kosovës në avancimin e synimeve strategjike.
“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar presidentja.























