Rama ia dhuron ‘Çelësin e kryeqytetit’ ambasadorit Hovenier
M.M. /RTKlive
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka pranuar ‘Çelësin e qytetit’ nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Hovenier, në platformën ‘X’, ka shkruar se është nderuar nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari i Komunës Përparim Rama me 'Çelës të kryeqytetit' në takimin lamtumirës.
“Jam nderuar nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari i komunës Përparim Rama me 'Çelësin e qytetit' në takimin tim lamtumirës këtë pasdite. Nga diskutimet tona për transformimin e Prishtinës në një kryeqytet kulturor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur artin, më ka pëlqyer bashkëpunimi ynë. Ju uroj suksese të vazhdueshme juve dhe qytetit të Prishtinës!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
Ndërkaq, i pari i kryeqytetit ka theksuar se me rastin e përfundimit të misionit të ambasadorit, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë, në emër të Kryeytetit i dorëzova çelësin e qytetit.
"Ambasadori Hovenier është mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit tonë. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit tonë dhe aleatit tonë më të madh – SHBA-së. Faleminderit, ambasador Hovenier, për kontributin tënd për Kosovën dhe Kryeqytetin. Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju", ka shkruar Rama në Facebook.
























