Ambasadori gjerman e ai francez u pritën në takim nga menaxhmenti i RTK-së
BKT
Në Fokus

Ambasadori gjerman e ai francez u pritën në takim nga menaxhmenti i RTK-së

G.K/RTKlive

Ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai francez Olivier Guerot, u pritën sot nga menaxhmenti i RTK-së, ushtruesi i detyrës së drejtorit gjeneral të Radio Televizionit të Kosovës, Hysen Hundozi, drejtori i Televizionit Rilind Gervalla, dhe drejtoresha e RTK2, Aleksandra Jovanovic.

Drejtuesit e RTK-së mes tjerash shprehën falënderimet e tyre për kontributin e vazhdueshëm të dy shteteve në zhvillimin e transmetuesit publik të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, gjatë këtij takimi, vlerësoi lartë mbështetjen e mediumeve publike gjermane, veçmas mbështetjen e Deutsche Welle, e cila ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm jo vetëm në profesionalizimin e stafit, por edhe në pasurimin e skemës programore të RTK-së me përmbajtje nga mediat publike gjermane.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke uruar Hundozin për detyrën e re, theksoi pritshmëritë që ai të vendosë prioritet gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për financimin dhe pronën e RTK-së, si dhe në adresimin e ligjit të ri për këtë institucion në një kohë sa më të shpejtë.

Pas takimit, të dy ambasadorët vizituan ambientet në kanalin në gjuhën serbe, ku dhanë një intervistë të përbashkët, e cila do të transmetohet sonte në orën 20:00 në RTK2.


MË SHUME NGA Në Fokus