Evertoni ndal Arsenalin, s’fiton as Liverpooli
BKT
Sport

Evertoni ndal Arsenalin, s’fiton as Liverpooli

F.B/RTKLive

Arsenali dhe Liverpooli nuk kanë mundur të fitojnë në duel me Evertonin përkatësisht Fulhamin.

‘Topçinjtë’ dhe Evertoni luajtën pa gola të shtunën në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier League-s.

Ndonëse skuadra e Arsenalit, kishte iniciative në lojë, krijojë më shumë raste, megjithatë, Evertoni ia doli të marrë një pikë të rëndësishëm nga ky udhëtim.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka 30 pikë në vendin e tretë, kurse, Evertoni ndodhet e 15-ta me 24 sosh.

As Liverpooli nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 2-2, në duel me Fulhamin, sfidë kjo e luajtur në ‘Anfield’.

Pereira (11’), kalojë në epërsi skuadrën mysafirë prej 0-1. Gapko (47’), riktheu në lojë Liverpoolin duke barazuar shifrat në 1-1.

Fulhami sërish kalojë në epërsi përmes Muniz (76’), derisa Jota (85’), ia siguroi një pikë skuadrës së Liverpoolit, e cila nga minuta e 17-të mbeti më një lojtar me pak në terren pasi që Robertson u përjashtua m karton të kuq.

Liverpool mbetet në krye të tabelës me 36 pikë, kurse, Fulham është e nënta me 24 sosh.