17:26 / 15.12.2024
Nikaj zgjedhet Sekretar i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
M.P. / RTKlive
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore.
Lajmin e ka dhënë vet partia, teksa ka bërë të ditur se janë pjesë e këtij rrjeti nga viti 2022.
"E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale", thuhet në postimin e PDK-së.























