RrGK: Vendimi i KPM-së ndaj ‘Big Brother’ hap i rëndësishëm
BKT
Lajme

RrGK: Vendimi i KPM-së ndaj ‘Big Brother’ hap i rëndësishëm

V.Th. /RTKlive

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mirëpret vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për të dënuar emisionin “Big Brother” lidhur me ankesën e tyre për promovim të dhunës në familje.

Nga RrGK thonë se ky është një hap i rëndësishëm drejt adresimit të shkeljeve etike dhe mbrojtjes së standardeve profesionale në media.

RrGK po ashtu ka njoftuar se në ditët në vijim, do ta publikojnë komunikatën e plotë posa ta pranojnë vendimin zyrtar.

“Etika dhe përgjegjësia mbeten prioritet për një media të lirë dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Klan Kosova është dënuar me 30 mijë euro gjobë nga Komisioni i pavarur i Mediave pasi kishte lejuar të futet në ‘Big Brother VIP Kosova’ si konkurrent, një person i akuzuar për dhunë ndaj ish bashkëshortes, poashtu konkurrente në këtë format.

Këtë e ka bërë të ditur juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, e cila ka thënë se është fituar rasti ndaj “Klan Kosova”.

Ajo ka thënë, ky medium përmes “Big Brother” promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët”.

“Ky është vendim historik i  i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”, ka shkruar Kusari.


MË SHUME NGA Lajme