Rutte për sulmin në veri: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, i brishtë
BKT
Lajme

Rutte për sulmin në veri: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, i brishtë

Gjeraqina Tuhina/RTK

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur për sulmin 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit ka nënvizoi brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu mbështetje për përpjekjet për ruajtjen e sigurisë në rajon.

Rutte falënderoi komandantin e KFOR-it për reagimin e shpejtë në vendosjen e trupave, duke mbrojtur infrastrukturën kritike nga dëmet e mëtejshme. Ai theksoi se NATO mbetet e përkushtuar për të siguruar zbatimin e mandatit të OKB-së nga KFOR-i

"Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij të OKB-së. Tani është thelbësore që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen para përgjegjësisë", tha Rutte, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi ngjarjen.

Këto deklaratea Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i dha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin malazez Milojko Spajiç.


MË SHUME NGA Lajme