Shala dhe Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
BKT
Gjykata Speciale

Shala dhe Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën për frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka njoftuar kjo zyrë në një komunikatë për media. Trupi gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për 18 dhjetor, në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe 19 dhjetorin në qoftë se do të jetë e nevojshme.

Shala dhe Jonuzi akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”.

“Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në komunikatë.

Prokurorja e Specializuar është zotuar se do të vazhdojë hetimet që lidhen me pengimin e drejtësisë për të garantuar integritetin e procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“ZPS-ja do të vazhdojë, në të njëjtën kohë, të ndjekë me forcë të gjithë ata që kërkojnë të ndërhyjnë në administrimin e drejtësisë dhe të mbrojë viktimat e dëshmitarët in Kosovë,” tha znj. Uest.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se trupi gjykues është duke i shqyrtuar marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.

Sipas rregullës 94 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave së DHSK-së, trupi gjykues miraton marrëveshjen vetëm nëse gjykatësit binden se janë përmbushur disa kushte.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupi gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për 18 dhjetor, në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe 19 dhjetorin në qoftë se do të jetë e nevojshme.

Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, trupi gjykues së pari do të diskutojë çështje paraprake në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe më pas do të mbajë seancë për pranimin e fajësisë për Shalën, vijuar nga seanca për pranimin e fajësisë për Januzin.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë midis Ismet Bahtijarit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk është bërë ende publike në këtë çështje gjyqësore.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale