Gjykata Penale në Shkup vendosi masa sigurie për katër të dyshuar
BKT
Lajme

Gjykata Penale në Shkup vendosi masa sigurie për katër të dyshuar

Besnik Iseni| RTK

Gjykata Penale në Shkup, me propozim të Prokurorisë Publike, u caktoi masë sigurie katër personave në rastin “Lotaria Shtetërore”, ndërsa për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin Përparim Bajrami, të cilët nuk ndodhen në vend, në mënyrë shtesë do të merret vendimi nëse do të pranohet masa e paraburgimit.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha sot se secili që e shkel ligjin do të përgjigjet, kurdo qoftë.

"Fjalën kryesore e kanë organet e rendit, në veçanti, gjyqësia dhe prokuroria. Nuk do ndërhyjmë, do të respektojmë edhe rregullën derisa nuk dënohet ta shpallim dikë fajtor. Ajo që nuk është paraqitur përsëri e lëmë që organet e rendit, por me rëndësi porosia është që askush nuk është mbi ligjin, gjithkush që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet, sot nesër apo pasnesër, patjetër do të ketë ballafaqim”, tha ai.

Lidhur me hetimet për përfshirjen e ish-funksionarëve të lartë në korrupsion, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, tha se në këtë moment duhet të lejohet që gjyqësia dhe prokuroria ta kryejnë punën e tyre.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim deri tani nuk janë prononcuar rreth dyshimeve të ngritura ndaj Artan Grubit nga Ministria e Brendshme, për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore.


MË SHUME NGA Lajme