Carlo Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA
BKT
Sport

Carlo Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA

Ceremonia është mbajtur të martën në kuadër të edicionit të nëntë të çmimeve të FIFA-s.

Ancelotti është vlerësuar pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku ai ishte në krye të klubit spanjoll kur ishin fituar Champions League dhe La Liga.

“Dua ta ndaj këtë çmim me klubin, me presidentin dhe me lojtarët e mi, ata të klubit më të mirë në botë”, ka thënë tekniku italian gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.