Shkodra: Nuk priten arritje të mëdha në dialogun në nivel kryenegociatorësh
BKT
Lajme

Shkodra: Nuk priten arritje të mëdha në dialogun në nivel kryenegociatorësh

G.K/RTKlive

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë takimit trepalësh në Bruksel. Njohësja e zhvillimeve politike Magbule Shkodra tha se është një rezultat që duhet përshëndetur por ajo thekson se Serbia po e përcjell një model që të paraqitet sikur po bën diçka.

"Është mirë që të paktën u arrit diçka. Pra sot Serbia pranoi t'i heq ato pengesat të cilat i kishte vendosur lidhur me deklaratën për përsonat e zhdukur. Ky është një rezultat që duhet përshëndetur por kësaj dua ti shtojë atë që Serbia po vërehet që ka një model që ajo po e përcjell. Në një takim e vendos një pengësë dhe tani në këtë takim e heq një pengesë, sa për t'u paraqitur para ndërkombëtarëve se ajo po bën diçka", tha Shkodra.

Megjithatë sipas saj, është një lajm i mirë për të gjithë familjarët të cilët që nga përfundimi i luftës janë duke pritur për t'i gjetur personat e zhdukur.

Ajo tutje theksoi se përderisa dialogu zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve, nuk mund të pritet të ketë arritje të mëdha.

"Përderisa nuk kemi takim të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, që të shprehin përkushtimin e tyre për zbatimin e obligimeve që i kanë marrë, unë nuk pres ndonjë zhvillim më tutje , deklaroi Magbule Shkodra.

Duke folur për konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin, të cilat tashmë janë miratuar, Shkodra tha se nga Kosova është kërkuar që draft-statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta dërgojë sa më parë në Gjykatën Kushtetuese dhe të zbatohet Marrëveshja dhe obligimet që kanë marrë.


MË SHUME NGA Lajme