Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Hoti: Osmani të vë në spikamë heqjen e masve
BKT
Lajme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Hoti: Osmani të vë në spikamë heqjen e masve

E. Hoti / RTKlive

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët. Në prag të takimit profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha se presidentja Vjosa Osmani duhet të vë në spikamë interesin e Kosovës për heqjen e masave ndaj saj.

Në një intervistë në emisionin “Info Plus” të RTK-së, Hoti tha se është një mesazh i mirë që në samit ka pjesëmarrje të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të ritheksojnë përkushtimin e tyre për tu integruar në BE.” Këto vende nuk kanë alternativë tjetër përpos integrimit sa më të shpejtë në këtë familje”, tha ai.

Duke folur për integrimin e shpejt të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian dhe heqjen e masave ndaj saj, Hoti tha se nuk pret që të ketë zhvillime në këto dy tema.

“Çështja e rrugës integruese është çështje e vullnetit të shteteve anëtare dhe ato tashmë e kanë shprehur vullnetin e tyre dje në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së. Është ky Këshill që përcakton politiken e vendeve anëtare të BE-së dhe në këtë drejtim e tëra çfarë BE dhe vendet anëtare kanë pasur për të thënë për Ballkanin Perëndimor, praktikisht e kanë thënë dje", shtoi ai.

Megjithatë, ai tha se përmes një ngjarjeje të tillë praktikisht konfirmohet edhe njëherë vullneti duke u bërë thirrje vendeve që synojnë këtë objektivë që të përshpejtojnë reformat, sepse  vendimet e marra dje janë sinjal i qartë se rruga për tu integruar në BE mbetet e hapur.

Sipas tij, fati keq i qytetarëve të Kosovës është fakti që ne kemi një pozicion specifik me BE-në. 

“Në këtë drejtim konsideroj që janë dy pika kyçe te të cilat presidentja Osmani do të mund ta vë theksin. E para është në zhbllokimin e aplikacionit për ecjen përpara dhe e dyta ajo duhet të vë në spikamë interesin e Kosovës për t’i hequr masat", theksoi ai.

Tutje Hoti tha se kosovarëve po u hyhet në hak për faktin se janë të vetmit qytetarë të Bashkimit Evropian që jetojnë me masa. “Qytetarëve të Kosovës duhet tu hiqen masat pastaj të jepen edhe perspektiva tjera”, nënvizoi ai.

 


MË SHUME NGA Lajme