Andoni: Rruga e integrimit drejt BE-së po duket shumë më e afërt
BKT
Lajme

Andoni: Rruga e integrimit drejt BE-së po duket shumë më e afërt

G.K/RTKlive

Në deklaratën përfundimtare të dalë nga Samiti i liderëvë të BE-së dhe Ballkanit Perendimor, u theksua se kishte pajtueshmëri për përshpejtimin e procesit të zgjerimitm ndërsa vendeve të rajonit iu kërkua ti zgjidhin mospajtimet. Dukë folur për këtë, analisti Ben Andoni tha se tani është shumë e mundshme që Ballkani Perendimor të përfshihet në Bashkimin Evropian.

Kjo gjë është e munduar sipas Andonit sepse të gjashtë vendet e rajonit e kanë produktin e tyre të GDP-së të përafërt me Sllovakinë që është një nga vendet më të dobëta të BE-së.
 Sipas tij, edhe Serbia ka filluar të pajtohet me modulin e ri të BE-së për integrim, dhe se Serbia po punon shumë të hapë kapitujt.

"Ju e dini që Serbia kishte vite bashkë me Malin e Zi mezi kishte mbyllur tre kapituj gjithsejt, ndërsa tani po punon shumë që të eci përpara", tha Andoni.

Ai thekson se rruga e integrimit drejt Bashkimit Evropian po duket shumë e afërt, megjithatë shprehet skeptik nëse BE do ta ketë më forcën që e kishte dikur.

"Ajo që nuk dimë ta vlerësojmë është që do e këtë më forcën Bashkimi Evropian dhe a do e ketë motivin për vendet e veta apo jo. Duket që ëndrra e madhe e familjes evropiane të përbashkët është zbehur jashtëzakonisht. Kam frikë që ajo ëndrra jonë e madhe edhe me integrimin do ngelet pak larg. Dmth ne do jemi në Bashkimit Evropian por nuk do jemi mirëfilli evropianë", tha ai.

Lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, ai tha se Kosova të vetmën pengesë në këtë drejtim e ka Serbinë.

Duke folur sulmet në veri, Ben Andoni tha se Serbisë i duhet që të mbaj tension në Kosovë, për t'i marrë Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë sipas tij, të gjitha veprimet, Serbisë po i kthehen në "boomerang".


MË SHUME NGA Lajme