Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb
BKT
Foto arkiv/ Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb

G.K/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë reaguar ndaj ngjarjes tragjike në një shkollë fillore në Zagreb, duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjet dhe komunitetin e prekur.

"Nga zemra shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e vajzës së re që humbi jetën tragjikisht dhe urojmë shërim të shpejtë e të plotë për mësuesin dhe nxënësit e lënduar. Ne qëndrojmë në solidaritet me gjithë komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm dhe me popullin e Kroacisë," ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në një deklaratë të publikuar në platformën X, ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, duke thënë se mendimet e tij janë me ta dhe me popullin kroat në këtë periudhë zie.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin kroat gjatë kësaj periudhe dhimbjeje,” ka shkruar Kurti, duke shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës me Kroacinë në këto momente të vështira.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta solidariteti nga Kosova dhe rajoni.

 


MË SHUME NGA Lajme