Ardhja e mërgimtarëve në Kosovës, rriten pritjet në pikat kufitare
V.Thaçi / RTKlive
(E plotësuar, ora 18:25) Edhe sivjet në prag të festave, bashkatdhetarët po vijnë në Kosovë. Me këtë rast, hyrjet në pikat kufitare ngarkohen, duke i rikthyer pritjet e gjata. Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 150 minuta.
Deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Jarinjë, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare pritjet janë deri 30 minuta, thuhet në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 150 minuta, ndërsa pritje të gjata ka edhe në Merdar e Muçibabë, ku duhet pritur deri 40 minuta, ndërsa Bërnjak, ku për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri 90 minuta. Kurse në Mutivodë, pritjet janë 30 minuta.
Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.
Kurse në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në Jarinje, Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.
























