Ardhja bashkëatdhetarëve, kolona 800 metra te Dheu i Bardhë
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Janë rritur pritjet në pikë kalimet kufitare për të hyrë në Kosovë. Te Dheu i Bardhë kolona wshtë 800 metra, dhe mërgimtarët po presin mbi një orë për të hyrë në Kosovë.
Një pikë tjetër poashtu e ngakuar del të jetë ajo në Muçibabë, ku kolona është 300 metra.
Ardhja bashkëatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në dy orë
Ardhja e bashkëatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në dy orë mëngjesin e së dielës.
Kolona e automjeteve shkon një kilometër gjatësi.
Sipas të dhënave të përditësuara sot rreth orës 08: 35, në pikat tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.























