Humb jetën një person në vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë
BKT
Lajme

Humb jetën një person në vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë

B. H. / RTKlive

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Poterq të Klinës.

“Rreth orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor. Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathtë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.


MË SHUME NGA Lajme