MPJD ia refuzon kërkesën për vizitë ministrit serb Dejan Ristiq
BKT
Lajme

MPJD ia refuzon kërkesën për vizitë ministrit serb Dejan Ristiq

N.M. /RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ia ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq. Ky vendim vjen pas veprimeve të Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Kosovës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Qëndresa Fazliu nga zyra për komunikim e MPJD-së.

Bëhet e ditur se Ristiq kishte bërë kërkesë që të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor.

“Ju njoftojmë që Republika e Kosovës ka refuzuar kërkesën për vizitë në Republikën e Kosovës të Ministrit për Informacion dhe Telekomunikacion të Serbisë, Dejan Ristiq, më 24-26 Dhjetor 2024. Ky vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për Vizitat Zyrtare”, ka thënë Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim e MPJD-së.

 


MË SHUME NGA Lajme