‘Shkodra Elektronike’ gati për përfaqësim të Shqipërisë në Eurovizion
K. K. / RTKlive
Në një intervistë ekskluzive për RTK ishin fituesit e festivalit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), festival ky i cili nxjerrë më të mirët për t’i dërguar në Eurovision, për ta përfaqësuar të vendin.
Kolë Laca tregoi se përgatitjet për Eurovizion do të fillojnë sa më parë dhe se këngën nuk do ta bëjnë në gjuhën angleze, por kënga do të jetë në shqip.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana dje për emisionin “Pasdite”, Beatriçe Gjergji theksoi se “është një këngë e shkruar apostafat për festivalin”. Po ashtu, ajo tha se “një vajzë na ka shkruar se historia jonë në këtë festival është si histori filmash dhe është e vërtetë”.
Tutje Laca pohoi se në Kosovë kanë bërë koncerte në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.
Kurse për faktin se Eurovizioni mbahet në Zvicër e, siç dihet, atje ka shumë shqiptarë, Gjergji tha se “na bëhet zemra mal”.
Në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSh), grupi "Shkodra Elektronike" triumfoi me këngën "Zjerm", duke siguruar vendin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.























