21:08 / 26.12.2024
Tahiri: Qeveria nuk po shqetësohet për evitimin e kaosit energjetik
M.P. / RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata aktuale me reduktime të energjisë elektrike tregon që Qeveria “nuk shqetësohet për tejkalimin e gjendjes”.
“Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri e ka quajtur situatën rikthim në vitin 2000.
“Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt”, vazhdon postimi i tij.























