Liverpool fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Leicester
BKT
Lajme

Liverpool fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Leicester

B. H. | RTKlive

Liverpooli ka arritur t’i gëzohet fitores në duel me Leicester Cityn në “Anfield Road” me përmbysje të rezultatit. “The Reds” fituan me shifrat 3:1, në ndeshjen e sotme të fundit të programit “Boxing Day” në Premier League.

Liverpool dominoi nga minuta e parë deri në fund të pjesës së parë. Portieri polak i Leicesterit, Stolarchuk, u vu në telashe disa herë, por mysafirët ishin të parët që shënuan. “Dhelprat” shfrytëzuan një pakujdesi të mbrojtjes vendase, kur Andre Ayew kaloi Leicesterin në epërsi 0:1.

Pas golit të pësuar, sulmet e vendasve ishin edhe më të ashpra, teksa  Cody Gakpo shënoi një gol tërheqës për t’i  çuar skuadrat në pushim, 1:1. Pas vetëm katër minutash lojë në pjesën e dytë Liverpooli kaloi në epërsi 2:1 përmes Curtins Jones. Ndërkaq në minutën e 70-të rrjeta e mysafirëve u tund sërish, por pas një rishikimi të gjatë në sallën e VAR-it, goli i Gakpos u anulua. Mirëpo, në minutën e 82-të, Mohamed Salah u dha fund të gjitha shpresave të mysafirëve nga Leicester për rezultat pozitiv, me golin e tij të 16-të në Premier League këtë sezon.

Me këtë fitore, Liverpooli e rriti avantazhin ndaj Chelseat në shtatë pikë, ndërsa skuadra e Slott ka një ndeshje më pak. Leicester mbetet në zonën e “kuqe” me 14 pikë të fituara.


MË SHUME NGA Lajme