23:42 / 28.12.2024
Tre të lënduar në aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”
RTKlive
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se të përfshira ishin dy automjete.
"Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, Ferizaj – Kaçanik është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha .
Më tej, ai bëri të ditur se Autostrada “Arber Xhaferi’’, “ka qenë e bllokuar përkohësisht deri në perfundimin e vendshiqimit nga autoritetet policore, rderisa rreth orër 21:00, janë njoftuar se rruga është liruar për qarkullim të automjeteve”.























