Krasniqi uron veteranët: Guximi juaj përkufizon lirinë tonë
BKT
Lajme

Krasniqi uron veteranët: Guximi juaj përkufizon lirinë tonë

B. H. | RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ditën e tyre.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë. Nderime për çdo betejë e sakrificë”, ka shkruar lideri i PDK-së në Facebook.

Krasniqi tha se kjo ditë është e të gjithë  luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës.

“Mirënjohje të përjetshme!”, tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme