Presidentja uron dhe falënderon ushtarakët për shërbimin ndaj atdheut
BKT
Foto: FSK
Lajme

Presidentja uron dhe falënderon ushtarakët për shërbimin ndaj atdheut

V.Th. RTKlive

Në përmbyllje të vitit presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka uruar pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre vetëmohues në të mirë të vendit, paqes dhe sigurisë.

Po ashtu ajo i uroj dhe i falënderoi për shërbimin ndaj atdheut secilin ushtarak në këtë kohë sfidash.

Urimet Osmani i ka bërë gjatë vizitës së saj në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj.


MË SHUME NGA Lajme