Osmani për qytetarët në veri: I përgëzova për qëndresën e jashtëzakonshme
BKT
Lajme

Osmani për qytetarët në veri: I përgëzova për qëndresën e jashtëzakonshme

M.P. / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka përgëzuar qytetarët që jetojnë në veri të vendit, për qëndresën e tyre për të qëndruan në vendin e tyre.

„I urova për Vitin e Ri, të cilin tani e festojnë në shtëpinë e re, si dhe i përgëzova për vullnetin e tyre të palëkundur për të qëndruar në vatrën e tyre, pavarësisht sfidave të panumërta të sigurisë me të cilat janë përballur përgjatë viteve. Këto familje janë qëndrestarët e vërtetë”, ka shkruar Osmani në facebook.

Osmani së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan sot veriun e vendit. Në mesin e disa aktiviteteve, ata ishin edhe në vizitë te familja Behrami në Kroin e Vitakut.


MË SHUME NGA Lajme