Haradinaj uron qytetarët: Viti 2025 qoftë fitues për Kosovën
BKT
Lajme

Haradinaj uron qytetarët: Viti 2025 qoftë fitues për Kosovën

B. H. | RTKlive

Lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video-mesazhi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.

“Të dashur qytetarë të Kosovës,  në këtë atmosferë festive në ndërrimin e viteve, më lejoni që nga zemra t’iu urojë festat, gëzuar viti i ri që po vjen. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë juve. Viti 2025 qoftë një vit i mbarë, i sukseseve, qoftë vit fitues për Kosovën”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka uruar edhe familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë ata që në vete bartin vuajtje, plagë dhe sakrificën për liri.

Haradinaj ka uruar edhe të gjithë ata që janë në vendin e punës, duke përfshirë edhe pjesëtarët ndërkombëtar të sigurisë që shërbejnë në Kosovë.

“Më lejoni t’i urojë e t’i falenderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojën që ne të festojmë të lirë dhe të sigurtë. Njëkohësisht i uroj nga zemra të gjithë shtetasëve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Uroj shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme