00:22 / 01.01.2025
Prishtina feston me muzikë e fishekzjarre|Video
Edona Podvorica / RTK
Ndërrimi i motmoteve është pritur në Prishtinë me program të pasur muzikor dhe me ndezjen e fishekzjarreve në momentin kur ora ka shënuar 00:00, në kuadër të aktiviteteve "Prishtina Festive".
Në pritjen e Vitit të Ri 2025 në shesh ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Gjithashtu, fishekzjarre janë ndezur edhe në komuna të tjera për të shënuar ndërrimin e motmoteve.























