00:35 / 01.01.2025
Kurti publikon foto me bashkëshorten në ndërrimin e motmoteve
B. H. | RTKlive
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka postuar një foto nga festa e ndërrimit të motmoteve, ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij.
“Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025! Gëzuar Viti i Ri të gjithëve, me këdo e kudo që jeni! Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.























