Sërish krijohen kolona, dy orë pritje për të dalë nga Kosova
N.M. /RTKlive
( E plotësuar 15: 25) Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, pasditën e sotëm, janë 120 minuta në Merdarë, kurse te Dheu i Bardh deri në në 100 minuta.
QKMK, ka bërë të ditur se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është e gjatë 900 metra, pritjet deri në 120 minuta, kurse te Dheu i Bardhë kolona është e gjatë 800 metra, pritjet 80-100 minuta.
Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, kurse kolona e veturave është e gjatë 100 metra
Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.

Pritjet për të dalë nga Kosova, deri në 20 minuta
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e sotëm, janë në Merdarë.
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, sot, kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet, mëngjesin e sotme, zgjasin nga 15 deri në 20 minuta.
Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet sipas kësaj qendre nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.























