Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet te Dheu i Bardhë mbi dy orë
N.M. /RTKlive
(E plotësuar 13:05 ) Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata, nmesditën e sotme, janë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Merdar, ato arrijnë nga 60 deri në 90 minuta.
Pritje,por më të shkurta, ka gjithashtu edhe në pikën kufitare në Merdarë e jarinje, ku pritjet, mesditën e sotme, zgjasin nga 20 deri në 30 minuta.
Pritjet për të dalë nga Kosova, deri në një orë
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë te dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar të të jenë të gjata edhe mëngjesin e sotëm.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar më së shumti pritje ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 60 minuta. Pritje ka gjithashtu edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet, mëngjesin e sotme, zgjasin nga 15 deri në 20 minuta.
Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.
























