Vazhdon të ketë kolona në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
BKT
Lajme

Vazhdon të ketë kolona në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar, ora 14:00) Në kufitare në dalje të Kosovës në drejtim të Serbisë, vazhdon të ketë të kolona dhe pritje të gjata.

Pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë më e ngarkuara për mërgimtarët që po kthehen në vendet evropiane.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet janë gati deri në katër orë, kurse kolona vazhdon të jetë tre kilometra.

Ndërsa dy orë e gjysmë janë pritjet te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ndërsa në hyrje të Kosovës përmes kësaj pike, gjysmë ore.

Edhe Muçibaba dhe Mutivoda janë të ngarkuara.Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë të mëdha

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona janë krijuar në Merdarë, ku pritjet janë mbir 3 orë.

Sipas përditësimit të fundit, të bërë në orën 10 e 25 minuta, pritje  deri në 3 ka te Dheu i Bardhë, kurse në oikat tjera pritjet janë të vogla. Kurse në Mutivodë pritjet janë 2 orë e 30 minuta.

Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare, më pak të ngarkuara.Pritje të gjata në Merdarë, kolona tre kilometra për të dalë nga Kosova

Pritjet më të gjata për mërgimtarët që po dalin nga Kosova, janë ato te pika kufitare në Merdarë.

Qytetarët në këtë pikë kufitare po presin me orë dhe kolona në këtë pikë kufitare është tre kilometra. Kolona tre kilometra për të dalë nga Kosova.

Një pikë tjetër poashtu e ngarkuar, është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova përmes këtij pikëkalimi kufitar.

Edhe në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë, pasi kolona aty sipas të dhënave të fundit është 400 metra.

Kolona në pikat kufitare, ka pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Në kufitare në dalje të Kosovës vazhdon të ketë të kolona dhe pritje të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona janë krijuar në Merdarë, ku pritjet janë deri në deri në 150 minuta.

Sipas përditësimit të fundit, të bërë pas orës pak pra orës 7 e 18 minuta, pritje  deri në 1 orë e 30 minuta ka te Dheu i Bardhë, kurse në Mutivodë pritjet janë deri 60 minuta.

Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare, më pak të ngarkuara.


MË SHUME NGA Lajme