Lista e plotë e radhitjes së subjekteve politike në zgjedhje
V.S|RTKlive
Kjo është lista e plotë e radhitjes së të gjitha subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë nga numri 111 deri në 138.
Me numrin 111 në zgjedhje do të garojë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK.
Numri 112 është i Listës Serbe.
Me numrin 113 në garë do të jetë, Jedinstvena Goranska Partija.
114 sipas shortit të hedhur sot, është numri i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës.
Partia Liberale Egjiptiane do ta ketë numrin 115.
116 është numri në fletvotim për Srpska Demokratija.
Balli kombëtar Demokrat Shqiptar do ta ketë numrin 117 në fletëvotim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Vetëvendosje në këto zgjedhje identifikohet me numrin 118.
119 është numri i Nova Demokratska Stranka.
Sipas Listës së plotë të publikuar nga KQZ-ja, numrin 120 do ta ketë Partija kosovskih Srba.
Numri 121 në këto zgjedhje do të jetë i Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka).
Me numrin 122 në garë do të jetë Kosova Adalet Türk Partisi.
123 është numri i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim.
Me numrin 124 në fletëvotim do të garojë LDK-ja.
125 është numri që do të identifikojë PDAK-LPB-në me 9 shkurt.
Me numrin 126 në garë do të jetë Gradjansa Inicijativa Narodna Pravda.
Subjekti politik Socijaldemokratska Unija – SDU do të ketë numrin 127.
Me numrin 128 do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidati vetëm i pavarur, Fatmir Bytyqi.
Numri 129 do t’i takojë sipas shortit subjektit politik Koalicioni për Familje.
Me numrin 130 garës do t’i hyjë Yenilikçi Türk Hareket Partisi.
Me numrin 131 do ta garojë Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet nacionale.
Në fletvotim, numrin 132 do ta ketë suvjekti politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Numri 133 është numri i Srpski Narodni pokret.
134 është numri që do ta identifikojë Kosova Demokratik Turk Partisi .
Me numrin 135 do të garojë koalicioni Vakat.
Opre Roma Kosova do ta ketë numrin 136.
AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA - Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual E- 30 do ta kenë numrin 137 në fletëvotim më 9 shkurt.
Ndërkaq e fundit, me numrin 138 do të garojë subjekti politik, Fjala.























