18:13 / 08.01.2025
Krasniqi në Prizren: Kosova mundet ma mirë!
G.K/RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka lavdëruar energjinë dhe angazhimin e strukturave të partisë gjatë një aktiviteti në Prizren, duke theksuar se Kosova mund të arrijë më shumë përmes bashkëpunimit dhe mobilizimit të forcave pozitive.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan: "Energji e mrekullueshme dhe mobilizim i jashtëzakonshëm! Bashkë, po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!"























