Presidentja Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të
BKT
Foto| Edina Avdiu| RTK
Në Fokus

Presidentja Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 10:45) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.

"Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me Zëvendës Sekretarin amerikan Richard Verma m'u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik", ka shkruar Osmani në "Facebook".

Sipas saj, kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate. 

"Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës", tha Osmani.

Presidentja Osmani takoi zyrtarin e lartë amerikan

Edina Avdiu| RTK

(E plotësuar, ora 09:40) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Verma ka filluar vizitën e tij në rajon me 7 janar dhe do të vazhdojë deri më 11 janar.No description available.No description available.

A.Bela| RTKlive

Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.  Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. 

Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.


MË SHUME NGA Në Fokus