Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
BKT
Në Fokus

Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit

G.K/RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka ndarë një mbështetje financiare prej 100 mijë euro për familjen e veprimtarit të vrarë, Enver Hadri.

Kjo mbështetje do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor që ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në lidhje me çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e Hadrit, i cili u vra në Belgjikë në vitin 1990.

Enver Hadri, një aktivist i njohur i çështjes kombëtare, ka qenë një figurë e rëndësishme për Kosovën, dhe vrasja e tij ka mbetur një ngjarje e pazbardhur.


MË SHUME NGA Në Fokus