Liverpool deklason Accrington, kalon në rundin tjetër të FA Kupës
BKT
Sport

Liverpool deklason Accrington, kalon në rundin tjetër të FA Kupës

F.B/RTKLive

Liverpool po shkëlqen edhe në FA Cup, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Angli.

‘The Reds’ munden lehtë Accrington Stanley, me rezultat 4-0, të shtunën në kuadër të rrethit të tretë të kësaj garë.

Liverpool e cila në duel me Accrington pothuaje se u paraqit me ekipin e dytë, dominoi në terren, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar katër gola.

Jota (29’), Arnold (45’), Danns (76’) dhe Chiesa (90’), shënuan për fitoren e Liverpoolit e cila tashmë kalon në rrethin tjetër të garave në këtë ligë joshëse.