13:01 / 13.01.2025
Rashford gjithnjë e më afër Milanit
F.B/RTKLive
Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, raportohet se është gjithnjë e më pranë transferimit te Milani.
Rashford është objektivi kryesor i skuadrës ‘Rossonere’ gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga ‘The Telegraph’, kuqezinjtë kanë nisur kontakte të drejtpërdrejta me klubin anglez për transferimin e sulmuesit.
Duket se Rashford po numëron ditët e fundit në ‘Old Trafford’, me Milanin që shihet si destinacioni i tij i ardhshëm.
Megjithatë, lojtari po kërkohet gjithashtu nga klubi gjerman Borussia Dortmund.























