Filharmonia e Kosovës hap vitin me një koncert madhështor
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës hap vitin me një koncert madhështor

Sh.G / RTKlive

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka filluar provat për koncertin e parë të këtij viti, i cili do të mbahet të premten, më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30.

Nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, i njohur për energjinë dhe vizionin e tij artistik, ky koncert premton të sjellë një interpretim të veçantë të veprave nga kompozitorët e njohur Jean Sibelius, Max Bruch dhe Sergei Rachmaninoff.

Ky event shënon një hap të ri për Filharmoninë e Kosovës, duke thelluar lidhjen e saj me publikut përmes një repertori të fuqishëm dhe një ekzekutimi muzikor të lartë. Dashamirët e muzikës klasike janë të mirëpritur të përjetojnë një mbrëmje të paharrueshme nën tingujt e kësaj orkestre prestigjioze.


MË SHUME NGA Kulturë