RTK përkujton viktimat e luftës së fundit në Kosovë
BKT
Në Fokus

RTK përkujton viktimat e luftës së fundit në Kosovë

Sh.Ç/RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës ka vendosur të shënojë Ditën e Përkujtimit të Viktimave që Serbia ka kryer në Kosovë, duke mbajtur prezantuesit e saj, simbolin e gjenocidit në Kosovë, Lulëkuqen me katër petale.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” i ka shprehur mirënjohje drejtuesve të transmetuesit publik (RTK)  për këtë akt simbolik të një rëndësie të veçantë.

Kjo organizatë thekson se shpreson që edhe mediet e tjera do t’i bashkohen nismës së RTK-së, ‘që bashkërisht të përkujtojmë viktimat e tragjedisë sonë kombëtare’.

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus