Sonte hapet ekspozita `Pas Kujtesës`
BKT
Kulturë

Sonte hapet ekspozita `Pas Kujtesës`

K. K. / RTKlive

Sonte nga ora 17:00 hapet ekspozita ‘Pas Kujtesës’ ‘tregimet familjare të trashëguara te brezat e rinj’ të autores, etnologes Zanita Halimi. Halimi pohoi se ndryshon mënyra si ata e tregojnë rrëfimin, thuajse ata kanë qenë vetë pjesë e luftës sepse mënyra si është transmetuar brenda familjes qoftë nga prindërit, gjyshërit apo më të afërmit ka qenë ashtu e fortë, dhe mënyra si e tregojnë me ndjenjë dhe emocion të veçantë.

Halimi në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në RTK tha se kjo përshkruan marrëdhënien që ka pasur brezi i fëmijëve të lindur pas luftës me përvojat e plota, shpesh traumatike, që u kanë paraprirë lindjeve të tyre, Pra, me përvojat që ata "kujtojnë" vetëm me anë të tregimeve, imazheve dhe sjelljeve mes të cilave ata u rritën. Këto përvoja iu transmetuan atyre aq thellë dhe me emocion saqë dukej se përbënin kujtime më vete.

Tregimet rreth luftës nga gjeneratat e lindura pas luftës të prezantuara në këtë projekt janë shumë personale, pasi u përkasin tregimeve familjare.

Halim tha se kemi përzgjedhur disa video dhe përfaqësojnë të rinj të vendeve të ndryshme të Kosovës, të gjitha ata të rinj që prezentohen përmes videove 60 sekondëshe e kjo ka qenë, sipas saj, sfidë, sepse ta përmbledhësh një rrëfim kuptimplotë të familjes tënde në 60 sekonda natyrisht është sfidë.

Po ashtu ajo theksoi se të gjithë ata e mbajnë një objekt me vete ku zë fill rrëfimi i tyre, objektet janë të ndryshme, janë ato të cilat e lidhin rrëfimin me objekte që shfaqen e që prezentohen edhe në ekspozitë. 

Blerta Hoçia, kuratore, pohoi se ka qenë projekti shumëkuptimplotë pasi e kaluara vjen përmes brezave të rinj, përmes personave që janë të lindur paslufte të cilët nuk e kanë përjetuar luftën. “Ato vijnë përmes tregimeve të trashëguara.

Mënyra e të rrëfyerit dhe ndjeshmëria që kanë pasur tregon se trauma u është përcjellë edhe atyre sikur të ishin pjesë e saj. Kjo tregon se edhe gjeneratat e lindura pas luftës si pasardhës të viktimave, refugjatëve, të të mbijetuarve të ngjarjeve traumatike lidhen aq thellë me to sikur të ishin edhe ata pjesë e përjetimeve direkte të këtyre ngjarjeve. Të gjitha këto dëshmi përmblidhen secila në 60 sekonda rrëfim të një historie të treguar nëpërmjet një objekti apo fotografie familjare që në një formë është esenca e saj.

"Më ka interesuar gjithmonë me hulumtu çfarë dinë për luftën dhe ato njohuri që kanë për luftën nga burojnë, sepse gjithmonë për luftën jemi mësuar të dëgjojmë metanarrativa, jo narrativa të vogla të cilat burojnë brenda familjes, andaj si një provë me intervista të të rinjve ka rezultuar që po varietete të ndryshme të të rinjve të cilat sa kanë gjëra të përbashkëta kanë edhe të ndryshme mënyra si ata e tregojnë rrëfimin thuajse kanë qenë vetë pjesë e luftës", shtoi Halimi.


MË SHUME NGA Kulturë